Ndërlidhjet

logo-print

Dëme nga CEFTA dhe preferencat e BE-së


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Mosrespektimi i marrëveshjes për Tregti të Lirë dhe mosvazhdimi i preferencave tregtare nga Bashkimi Evropian, u kanë shkaktuar probleme të shumta disa kompanive private. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kërkojnë nga institucionet e vendit të ndërmarrin hapa urgjentë për negocimin e kësaj marrëveshjeje, pasi, sipas tyre, këto probleme i kanë izoluar kompanitë private.


Vreshtaria dhe veraria “Stone Castle” Rahovec, është njëra ndër kompanitë prodhuese, që ka pësuar humbje të mëdha nga mosrespektimi i marrëveshjes CEFTA, dhe ndërprerjes së preferencave tregtare nga Bashkimi Evropian.

Menaxheri i kësaj kompanie, Shani Mullabazi, tregon se që nga viti 2008, kur Serbia dhe Bosnja Hercegovina kanë bllokuar produktet kosovare, është përkeqësuar afarizmin i kësaj ndërmarrjeje.

Ai thotë se brenda një viti veraria “Stone Castle” ka prodhuar deri në 12 milionë litra verë, ndërsa vetëm në Serbi dhe Bosnje ka eksportuar deri në 3 milionë litra verë.

Mullabazi thekson se kjo kompani ka humbur blerës, jo vetëm në Serbi e Bosnjë, por edhe në vende të tjera të Evropës. Humbjet thuhet se kanë ndodhur për shkak se produktet kosovare nuk janë lejuar as transit të kalojnë nëpër këto shtete.

“Kemi përdorur rrugët alternative, Maqedoninë dhe Malin e Zi, ndërsa rrugë tjetër për kompaninë tonë nuk kemi. Më racionale është kjo rrugë që kalon nga Serbia për në shtetet e Bashkimit Evropian. Ne kemi tregun në Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Kroaci, Slloveni dhe shtetet tjera, por ngado kemi rritje të shpenzimeve për 30 për qind
”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mullabazi.

Ndërsa, ndërprerja e preferencave tregtare ka shtuar edhe më tepër problemet e kësaj kompanie. Mullabazi tregon më shumë:
Nëse nuk jemi të barabartë, ne nuk mund ta rrisim eksportin, nuk mund t’i punësojmë njerëzit...


“Nëse nuk jemi të barabartë, ne nuk mund ta rrisim eksportin, nuk mund t’i punësojmë njerëzit. Kjo vlen për të gjitha kompanitë kosovare, sepse vërtet qasja në tregjet ndërkombëtare është vështirësuar”.

“Po ju përmendi vetëm një rast - ne jemi duke përgatitur eksportin me Turqinë. Me këtë shtet nuk kemi as marrëveshje asimetrike, as marrëveshje për Tregti të Lirë dhe jemi të detyruar që të paguajmë 70 për qind doganë për mallrat tona, ndërsa produktet e shteteve fqinje paguajnë zero euro doganë”.


Që nga fillimi i këtij viti Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendos Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

BE-ja ka ndërprerë preferencat tregtare me Kosovën nga fillimi i vitit 2011.
Produktet kosovare nuk mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.

Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit thonë se autoritetet kompetente duhet urgjentisht që të gjejnë zgjidhje për këto probleme.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thekson se problemet e paraqitura ndërmjet këmbimeve tregtare me vendet e rajonit dhe të Evropës, rrezikojnë falimentimin e disa kompanive vendore, pasi, sipas tij, këto vendime kanë izoluar sektorin privat të Kosovës.
Ky është edhe një tentim për zbehjen e imazhit të Kosovës karshi shteteve përreth, e sidomos karshi shteteve që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.


“Ky është edhe një tentim për zbehjen e imazhit të Kosovës karshi shteteve përreth, e sidomos karshi shteteve që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës. Kjo ka dërguar sinjal të qartë se në Kosovë, ekonomia, bizneset dhe politika e saj, janë njerëz jo të dëshiruar për tregjet rajonale, evropiane dhe më lart”
, thekson Shahini.

Ndryshe, autoritetet kompetente tashmë kanë deklaruar se është çështje javësh kur do vendosin masa reciproke ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, shtete këto të cilat nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare.

Kurse, sa i përket ndërprerjes së preferencave tregtare nga Bashkimi Evropian, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, thotë se shumë shpejt do të fillojnë negociatat më Bashkimin Evropian, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e këtyre preferencave.

Lexoni edhe këto:
Kompanitë rrezikojnë mbylljen
Goditje ndaj bizneseve dhe ekonomisë
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG