Ndërlidhjet

logo-print

"SONY" rikthen në funksion rrjetin e "Playstation"


Kompania “SONY” ka rikthyer në funksion rrjetin e shërbimeve, “Playstation” në SHBA dhe Evropë pasi e kishte ndërprerë atë pothuajse një muaj mw parë për shkak të ndërhyrjeve masive nga jashtë, ndërhyrje këto që patën ndikim te 100 milion shfrytëzues.

Ky rrjet i SONY është një sistem që lidhë shfrytëzuesit në të gjithë botën për të luajtur së bashku.

Kompania u desh të mbyllë sistemin më 20 prill, pasi verifikoj se është bërë objekt sulmi nga hakerët.

Sony kishte lajmëruar se të dhëna përsonale, përfshirë edhe numrat e kartelave të kreditit, ishin vjedhur. Megjithatë, kompania ka informuar se nuk ka pranuar asnjë informatë se të dhënat e vjedhura janë përdorur ilegalisht.
XS
SM
MD
LG