Ndërlidhjet

ST: Baroneshës Eshton i dridhet karrigia


Ketrin Eshton

Ketrin Eshton

"Sunday Times"

Ministrat evropianë, diplomatët dhe zyrtarët e tjerë, të pakënaqur me atë që ata e përshkruajnë si të arritura joinspiruese, po e sfidojnë autoritetin e baroneshës Eshton, shefe e politikës së Jashtme të BE-së, me shpresë se do ta largojnë atë nga zyra.

Ata besojnë se kritikat e orkestruara mund ta detyrojnë zonjë Eshton të paraqes dorëheqje nga posti, me pagesë 320 mijë funte në vit, që e bën atë politikanen me rrogën më të lartë në botë.

Prej emërimit të saj në postin e ri të përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri, para 18 muajsh, Ketrin Eshton, britanikja me post më të lartë në shkallë ndërkombëtare, ishte subjekt i kritikave private se asaj i mungon përvoja, aftësia dhe vizioni që kërkohet në këtë post.

Më parë, zonja Eshton ishte lidere partiake në Dhomën e Lordëve, e partisë së Gordon Braunit, dhe komisionare evropiane e tregtisë dhe në secilin pozicion kishte qenë për më pak se një vit.

Rezervat që tash po shprehen publikisht dhe në deklarime të paatribuuara para gazetarëve, duket se paraqesin përpjekje të orkestruar nga zyrtarët e disa vendeve, për ta zëvendësuar zonjën Eshton, me një personalitet më efektiv në punët e jashtme.

Kritikat arritën nivel të ri këtë muaj, kur ministri i jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere, e akuzoi atë për dështim që të rreshtohet me strategjinë për veprim me revoltat që kanë shpërthyer në Afrikën Veriore.

Vanackere tha se zonja Eshton, në vend që të merrej me këtë çështje, kishte përgatitur analiza “dëshpëruese” të sfidave të politikës së jashtme.

“Duhet të bëhet zgjidhje, të për qendrohet në çështjet kryesore, t’i shmanget humbjes në detaje dhe ta menaxhojë agjendën”
, tha Vanackere.

Përgjigjja e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, ndaj pranverës arabe, po ashtu, është kuptuar, se e ka dëshpëruar ministrin e Jashtëm suedez, Karld Bild, duke i sjellë në rend të parë shqetësimet për dështimin e saj të perceptuar për të krijuar një strategji koherente dhe për të folur në mënyrë të qartë për Evropën.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, thuhet se është konfrontuar me të lidhur me raportet se ajo ishte më pak entuziaste për nismën francezo-britanike në Libi. Ketrin Eshton kishte thënë se ajo ishte keqinterpretuar nga anëtarët e stafit të saj.

Ministri i Jashtëm francez, Alen Zhype, besohet se është shumë kritik ndaj saj. Raportohet se njëherë, derisa ishte ministër i Mbrojtjes, ai kishte refuzuar të takohej me zonjë Eshton, duke thënë se një takim i tillë nuk do të sillte asgjë.

Liderët e disa vendeve të BE-së, përfshirë Britaninë dhe Gjermaninë, kanë pak dëshirë për ta parë shefen e politikës së Jashtme të BE-së, që po krijon politika të jashtme të përbashkëta evropiane. Ata besojnë se kjo gjë do ta shkatërronte pozitën e qeverive kombëtare. (f.b.)
XS
SM
MD
LG