Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i FMN-së, pajtohet për trajtim mjekësor


Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, është pajtuar për një ekzaminim mjekësor rreth akuzave për sulm seksual.

Dominik Shtraus Kan, i cili u arrestua të shtunën, hedhë poshtë akuzën se e ka sulmuar dhe është përpjekur që ta dhunojë një shërbyese hoteli.

Ai është dashur të paraqitet sot në gjykatë, mirëpo seanca dëgjimore është shtyrë që t’i lejohet forenzikës të kryejë testet e parapara.

Policia e Nju Jorkut e ka arrestuar Dominik Shtraus Kan, 62 vjeçar, kur ai sapo kishte hyrë në një aeroplan me të cilin do të shkonte për në Paris nga aeroporti Xhon Kenedi i Nju Jorkut.

Zëdhënësi i Policisë, Pol Braun, ka thënë se shefi i FMN-së, është akuzuar me vepër penale seksuale, përpjekje për dhunim dhe me mbajtje mbyllur në mënyrë të paligjshme të personit.

Dominik Shtraus Kan ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG