Ndërlidhjet

Pajtohet për trajtim mjekësor

  • RFE /RL

Pamje nga arrestimi i zotit Kan.

Pamje nga arrestimi i zotit Kan.

Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, është pajtuar për një ekzaminim mjekësor rreth akuzave për sulm seksual.

Dominik Shtraus Kan, i cili u arrestua të shtunën, hedh poshtë akuzën se ka sulmuar dhe është përpjekur të dhunojë një shërbyese hoteli.

Ai është dashur të paraqitet sot në gjykatë, mirëpo seanca dëgjimore është shtyrë, në mënyrë që t’i lejohet forenzikës t'i kryejë testet e parapara.

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar Kanin, 62-vjeçar, kur ai kishte hyrë në një aeroplan, me të cilin do të shkonte për në Paris nga aeroporti Xhon Kenedi i Nju Jorkut.

Zëdhënësi i Policisë, Pol Braun, ka thënë se shefi i FMN-së është akuzuar me vepër penale seksuale, përpjekje për dhunim dhe me mbajtje mbyllur në mënyrë të paligjshme të personit.

Dominik Shtraus Kan ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. (a.h.)
XS
SM
MD
LG