Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet një diplomat saudit


Persona të armatosur me motoçikleta e kanë sulmuar një veturë që i përket konsullatës saudite, në qytetin pakistanez të Karaçit, duke e vrarë një diplomat të Arabisë Saudite.

Ambasadori i këtij shteti në Pakistan, Abdul Aziz al Gadir, i ka thënë Rojtersit se është shumë herët të dihet kush qëndron prapa këtij sulmi. Një sulm tjetër me granata dore ndaj konsullatës së Arabisë Saudite u bë dy ditë më parë nga persona të panjohur.

Deri më tash askush se ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve.

Këto ngjarje po ndodhin pak kohë pas vrasjes së liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden, nga forcat amerikane në Pakistan, më 2 maj.

Al Kaida kundërshtohet ashpër nga qeveria saudite ndërsa organizata terroriste është deklaruar se do të hakmirret për vrasjen e liderit të tyre, bin Laden.
XS
SM
MD
LG