Ndërlidhjet

logo-print

Pritet lëshimi i urdhër-arrestit ndëkombëtarë për Gadafin


Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime pritet që sot t’i kërkojë gjykatës që të lëshojë urdhër arresti për zyrtarë të lartë libian që ai thotë se janë përgjegjës për vrasjen dhe përndjekjen e civilëve gjatë shtypjes së forcave rebele që po luftojnë kundër regjimit të Muamer Gadafit.

Luis Moreno Okampo, ka thënë se ai do t’ia dorëzojë dëshmitë sot një paneli prej tre gjykatësve të cilët do të vendosin nëse të lëshohen urdhër arreste ndërkombëtare me akuzën për krime kundër njerëzimit.

Diplomatët thonë se ata presin që një nga tre të dyshuarit të jetë edhe lideri i Libisë, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG