Ndërlidhjet

Senatori Keri po viziton Pakistanin


Senatori amerikan, Xhon Keri ka arritur sot në Pakistan. Ai do të takohet me Presidentin, Asif Ali Zardari, dhe kryeministrin, Jusuf Raza Gilani.

Keri ju ka thënë reporterëve në kryeqytetin afgan, Kabul, para se të nisej për në Pakistan, se marrëdhëniet SHBA – Pakistan janë në një “moment kritik”.

Ai ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë liderët e Pakistanit mirëpo zbulimi i shefit të Al Kaidës, Osama bin Laden, duke jetuar në afërsi të kryeqytetit Islamabad, do të thotë se “bisedimet duhet të gjejnë zgjidhje për disa çështje shumë serioze”.

Pakistani është zotuar se do të rishikojë marrëdhëniet në fushën e informatave sekrete me SHBA-të pas bastisjeve që çuan deri te vrajsa e bin Ladenit.

Operacionin amerikan të 2 majit, në brendi të territorit pakistanez, kur kryeterroristi, Osama bin Laden, u vra nga forcat amerikane, Ministria e Jashtme e Pakistanit, e ka quajtur “veprim unilateral i pa-autorizuar”.
XS
SM
MD
LG