Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët përgjegjës për vrasjen e diplomatit saudit në Karaçi


Talibanët e Pakistanit kanë thënë sot se e kanë vrarë një diplomat të Arabisë Saudite, në qytetin pakistanez, Karaçi.

Një zëdhënës i talibanëve duke folur nga një rajon i panjohur, i ka thënë Rojtersit përmes telefonit, se sulme të tilla do të vazhdojnë, “derisa Amerika ndalon ndjekjen e Al Kaidës dhe ndalon sulmet me aeroplanë pa pilotë” kundër militantëve.

Shefi i policisë së Karaçit, Igbal Mehmud, iu ka thënë gazetarëve, se diplomati suadit është vrarë kur persona të armatosur e sulmuan veturen e tij më herët gjatë ditës.

“Motoçiklistët gjuajtën me armë zjarri në veturën e tij. Zyrtari u godit me katër plumba i cili më pas vdiç në vend”, tha shefi i policisë së Karaçit.

Ambasada e Arabisë Saudite e ka identifikuar diplomatin si Hasan al Kahtani dhe ka thënë se ai ka qenë punonjës i Konsullatës saudite në Karaçi.

Vrasja e tij ka ndodhur dy ditë pasi sulmues të panjohur i gjuajtën dy granata dore në Konsullatën e Arabisë Saudite të Karaçit.

Askush nuk ishte lënduar në atë sulm.

Autoritetet po thonë se janë duke e hetuar rastin që të shohin nëse ka lidhje me vrasjen e kryeterroristit botëror i lindur në Arabinë Saudite, Osama bin Laden, i cili u vra nga forcat amerikane në Pakistan, më 2 maj.

Pas vrasjes së tij, Al Kaida ka thënë se do të hakmirret.
XS
SM
MD
LG