Ndërlidhjet

Mihaljoviq: Ndarja e Kosovës nuk është qëndrim zyrtar i Serbisë


Ideja e ndarjes së Kosovës, e cila çdo herë e më shumë po përmendet nga zyrtarët e Serbisë, nuk është qëndrim shtetëror serb, ndërsa qëndrimet e shprehura deri më tash janë vetëm private.

Shefi i zyrës për media në qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajloviq, ka thënë se “qeveria e Serbisë asnjëherë nuk e ka diskutuar çështjen e ndarjes së Kosovës, e as nuk është mbajtur ndonjë forum i Qeverisë së Serbisë ku mund të jetë diskutuar në lidhje me të. Politika e qeverisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, dhe të gjitha deklaratat lidhur me ndarjen mund të interpretohen si mendime private," i tha Mihajlloviq televizionit privat serb, B92.
XS
SM
MD
LG