Ndërlidhjet

logo-print

Okampo: Kërkoj urdhër arresti për Gadafin


Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime iu ka bërë kërkesë zyrtare gjykatësve në Hagë që të lëshojnë një urdhër arresti kundër liderit të Libisë, Muamer Gadafi, me akuzën për krime kundër njerëzimit.

“Faktet tregojnë se Moamer Gadafi përsonalisht ka urdhëruar sulmet ndaj civilëve të paarmatosur libian. Forcat e tij kanë sulmuar civilët libianë në shtëpitë e tyre dhe hapësirat publike, ka shtënë me municion demonstruesit, ka përdorur artileri të rëndë kundër pjesëmarësve nëpër funerale dhe ka vendosur snajperë që të vrasin ata që kanë dalur nga xhamitë, kur kanë përfunduar lutjet”, u tha gazetarëve kryeprokurori, Luis Moreno Okampo në Hagë.

“Këto krime janë krime kundër njerëzimit”, tha Moreno Okampo, duke shtuar se ai ka bërë kërkesë për urdhër arresti edhe për një nga djemtë e Gadafit dhe një pjesëtar tjetër të regjimit të tij.

Në shkurt, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e ka autorizuar Moreno Okampon që të hetojë dyshimet për krime lufte në Libi.
XS
SM
MD
LG