Ndërlidhjet

Rexhepi: Idetë për ndarjen e Kosovës – të papranueshme


Ministri i punëve të brendshme në Republikën e Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka cilësuar si të papranueshme idetë për ndarjen e Kosovës, të cilat kohët e fundit po artikulohen nga disa zyrtarë të qeverisë serbe në Beograd.

“Kjo është një ide regresive, për të cilën nuk ka vend. Ndërkohë që ne përpiqemi të bëhemi pjesë e një Evrope të bashkuar, idetë e këtilla janë të papranueshme, qoftë për qeverinë tonë, qoftë për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se Beogradit i është bërë e qartë se kjo temë nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe se pala kosovare nuk do ta pranonte kurrë një gjë të këtillë.
XS
SM
MD
LG