Ndërlidhjet

logo-print

Kërcënim për Mbretëreshën britanike, pak para vizitës në Irlandë


Policia britanike ka marrë sot një kërcënim me bombë në qendër të Londrës nga paramiltarët republikan irlandez, në prag të vizitës historike të Mbretëreshës Elizabetë II në Irlandë.

Kërcënimi i koduar ka çuar drejt një alarmimi të sigurisë dhe mbylljen e një rruge në qendër të Londrës, në afërsi Pallatit Mbretëror.

Mbretëresha e fillon vizitën e saj katërditore në Irlandë të marten, duke u bërë kështu e para mbretëreshë britanike që e viziton Republikën e Irlandes që prej pavarësimit të saj nga Britania.
XS
SM
MD
LG