Ndërlidhjet

Publikohen temat e dialogut Kosovë Serbi


Nesër dhe pasnesër, në Bruksel, vazhdon dialogu teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, më sakt raundi i katërt i tij njofton përmes një komunikate qeveria e Kosovës.

Kësaj radhe, sipas qeverisë kosovare, përpos temave që tashmë janë diskutuar njëherë, do të shtohen edhe temat e trashegimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.

Qeveria e Kosovës ka publikuar edhe pjesëmarrësit e dialogut që do mbahet më 17 dhe 18 maj, ku përpos shefes së delegacionit, Edita Tahiri, dhe disa prej këshilltarëve të saj, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Institucioneve përkatëse lidhur me temat që do të diskutohen.
XS
SM
MD
LG