Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë të NATO-s në Afganistan


NATO ka thënë se katër pjesëtarë të shërbimit të saj janë vrarë në një shpërthim që ka ndodhur sot në jug të Afganistanit.

Forcat e NATO-s në Afganistan, nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth sulmit apo viktimave.

NATO, rregullisht pas sulmeve të tilla, nuk e tregon kombësinë e ushtarëve të saj që vriten në Afganistan, duke pritur që autoritetet nacionale të konfirmojnë vdekjen te pjesëtarët e familjeve të ushtarëve.
XS
SM
MD
LG