Ndërlidhjet

logo-print

Kosor: Kroacia në BE, i bie kthim në shtëpi


Me përfundimin e bisedimeve dhe anëtarësimin në BE, populli kroat do të kthehet në shtëpinë e tij, sepse “me të vërtetë ndjehemi se i përkasim atij civilizimi”, ka thënë të hënen kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.

Këtë deklaratë Kosor, e bëri në fillimin e kongresit të ekonomisë evropiane në të cilin ishte si e ftuar speciale së bashku me kryeministrat e tre vendeve të Grupit të Vishegradit, kryeministri hungarez, çek dhe polak.
XS
SM
MD
LG