Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmet amerikane vrasin 7 militantë


Forcat e sigurisë së Pakistanit në rajonin fisnor kanë thënë se sulmet me raketa të lansuara nga aeroplanët amerikanë pa pilotë kanë vrarë shtatë militantë.

Zyrtarët e Pakistanit, kanë thënë se një sulm raketor kishte cak një zonë në afërsi të kufirit me Afganistanin, ku u vranë katër militantë.

Zona e bombarduar njihet si rajon që kontrollohet nga talibanët dhe Al Kaida.

Zyrtarët lokal kanë thënë se pak më vonë, një tjetër sulm amerikan, kishte cak një veturë me të cilin udhëtonin militantë nga Vaziristani verior. Në këtë sulm u vranë tre militantë.
XS
SM
MD
LG