Ndërlidhjet

SHBA-të do e përdorin ushtrinë në rast të sulmit kibernetik


Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka bërë të ditura planet e saj për ta bërë internetin më të sigurt.

Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se SHBA-të do të punojnë me shtetet e tjera që të mbajnë internetin një burim të hapur të informacionit.

Duke përdorur fjalorin më të ashpër deri më tash, Shtëpia e Bardhë, e ka bërë të qartë se SHBA-të, do ta përdorin fuqinë e tyre ushtarake që të përgjigjen në rast se përballen me një sulm kibernetik, që e kërcënon sigurinë kombëtare.

Plani i Shtëpisë së Bardhë, vihet në pah në kohën kur liderët ndërkombëtarë po përpiqen që të përmirësojnë bashkëpunimin kundër krimit global kibernetik dhe të vendosin direktivat për mbikqyrjen e internetit.
XS
SM
MD
LG