Ndërlidhjet

Tramp heq dorë nga gara zgjedhore për President të SHBA-ve


Manjati i pasurive të patundshme, Donald Tramp, ka njoftuar se ai nuk do të garojë për President të SHBA-ve, duke hequr dorë kështu nga gara për arritjen e nominimit nga Partia Republikane, për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Disa nga sondazhet e publikuara kanë treguar se Tramp udhëhiqte në kampin republikan.

Disa nga kandidaturat e tjera të mundshme janë ish guvernatori i Masaçusets, Mit Romnej, ish udhëheqësi i Senatit, Njut Gingriç dhe ish guvernatori i Minesotas, Tim Palenti.
XS
SM
MD
LG