Ndërlidhjet

Stefanoviq: S'jemi pajtuar se do bisedojmë vetëm çështjet teknike


Shefi i ekipit negociator të Serbisë me Kosovën, Borislav Stefanoviq, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Beta, se për Beogradin ekziston mundësia e bisedimet për të gjitha temat, dhe jo vetëm ato teknike.

“Është tërësisht e pasakt që të dyja palët, siç thuhet në Prishtinë, janë pajtuar që të bisedojnë vetëm rreth çështjeve teknike, nuk është e vërtetë as që ky ka qenë parakushti për ne, për këtë dialog”, ka thënë kryenegociatori serb, Stefanoviq.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se është e kuptueshme mënyra se si e paraqet këtë dialog Prishtina, në aspektin terminologjik, mirëpo kjo nuk është e vërtetë.

Stefanoviq ka reaguar në deklarimet e shefes së delegacionit kosovar, Edita Tahiri, se të dy delegacionet qysh në fillim të dialogut janë pajtuar që të bisedojnë vetëm për çështje teknike. Tahiri ka thënë se Beogradi, megjithatë, po bënë përpjekje që ta shtyjë këtë dialog më shumë nga karakteri politik.
XS
SM
MD
LG