Ndërlidhjet

Mbreteresha Elizabetë II do realizojë vizitë historike në Irlandë


Mbretëresha Elizabetë do të realizojë sot vizitën historike shtetërore në Irlandë. Kjo është vizita e parë nga një monarke britanike në Irlandë që prej kohës kur ky shtet e ka fituar pavarësinë nga Londra, në vitin 1921.

Siguria do kontrollohet shumë ashpër për vizitën katërditore të Mbretëreshës, duke pasur mbi 8500 policë të angazhuar në mbrojtje të mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj, Princit Filip.

Nacionalistët disidentë kanë thënë se mbretëresha nuk është e mirëseardhur në tokën irlandeze ndërsa një kërcënim i koduar që u dërgua mbrëmë, nxiti një alarmim rreth çështjeve të sigurisë në Londër.

Policia irlandeze sot ka njoftuar se ushtarët e këtij vendi e kanë de-aktivizuar një bombë në afërsi të Dablinit, pasi policia u njoftua nga një telefonues anonim.
XS
SM
MD
LG