Ndërlidhjet

Byler e fton FSK-në për një ushtrim me KFOR-in


Forca e Sigurisë së Kosovës, është ftuar nga KFOR-i, në ushtrimin “Skifteri i Ballkanit”, që do mbahet në fund të muajit qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e zyrës për informim të KFOR-it.

Komandanti i trupave ndërkombëtare, Gjenerali Erhard Byler, ka dhënë urdhër që të nisin përgatitjet e ushtrimit, i cili është një “operacion trajnues i integruar prej disa forcave të sigurisë në Kosovë, për të ofruar një ambientë të qetë, përfshi edhe kontrollimin e turmave dhe trazirave, si dhe operacionet e shpëtimit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ky ushtrim, përpos njësiteve të KFOR-it, përfshinë edhe forcat e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës.

Ftesa për FSK-në përfshinë aftësitë e kësaj të fundit në fushën e çminimit, evakuimin mjekësor, kërkim – shpëtimin ose zjarrëfikjen.

Ushtrimi në tërësi shihet si mundësi e rritjes së efikasitetit të të gjithë atyre që janë të përfshirë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit.
XS
SM
MD
LG