Ndërlidhjet

Libi, bombardohen dy ndërtesa të qeverisë




Goditjet ajrore të NATO-s kanë pasur në shënjestër dy ndërtesa qeveritare në qendër të Tripolit. Selia e Shërbimit për Siguri të Brendshme dhe ajo e Ministrisë së Inspektimit dhe Luftës kundër Korrupsionit janë përfshirë nga zjarret, ndërsa dyshohet për disa të lënduar.

Zëdhënësi i Qeverisë libiane, Ibrahim Musa, tha se anëtarët e Këshillit Kombëtar për Tranzicion i kanë kërkuar NATO-s të bombardojë selinë e ministrisë, për të shkatërruar dëshmitë e përfshirjes së tyre në korrupsion.

Ndërtesat në fjalë ndodheshin jo larg rezidencës së udhëheqësit libian, Muamer Gadafi. (v.t.)


Libia nën sulmet e NATO-s

XS
SM
MD
LG