Ndërlidhjet

Ambasadorët kërkojnë nga KQZ rezultatin për Tiranën


Ambasadorët e SHBA-së, të BE-së dhe të OSBE-së në Shqipëri kanë bërë thirrje për qartësi të rezultatit të zgjedhjeve për Tiranën.

Në një deklaratë të tyre, Aleksandër Arvizu, Etore Sekui dhe Eugen Uollfarth citohen të kenë thënë se “qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve.“

Ata i kujtojnë KQZ-së se “është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi.”

Ambasadorët kanë nënvizuar rëndësinë që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor.

“Ne presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre ambasadorëve, e cila vjen një ditë pas takimit që ata zhvilluan me kreun e KQZ, Arben Ristani dhe nënkryetaren e këtij institucioni Dëshira Subashi.

Mediat shqiptare raportojën se të tre ambasadorët kanë takuar kryeministrin Sali Berisha dhe kanë në agjednë edhe takimin me kreun socialist edi Ramën.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri u mbajtën më 8 maj, por rezultati për Tirannën nuk është bërë ende publik.

Kandidati socialist Edi Rama dhe ai demokrat, Lulzim Basha, zhvilluan një garë tejet
të ngushtë për Tiranën.
XS
SM
MD
LG