Ndërlidhjet

Rusia i kërkon Libisë ndaljen e aksioneve kundër civilëve


Rusia i kërkoi Libisë që të ndalë përdorimin e forcës kundër civilëve.

Ministri i jashtëm Sergei Lavrov ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Muamer Gadafit, të cilët udhëtuan në Moskë.

Pas takimeve ai tha se Libia duhet të përmbushë plotësisht rezolutat e OKB-së.

“Ne ngritëm çështjen e nevojës që udhëheqja libiane të qartësojë qëllimet dhe të fillojë zbatimin e plotë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat kërkojnë përfundimin e përdorimit të forcës së armatosur kundër civilëve”, tha Lavrov.

Rusia ka qenë kritike e fushatës ajrore të NATO-s në Libi, ndërsa tash thotë se po kërkon të sigurojë armëpushim në mes të mbështetësve të Gadafit dhe rebelëve që kërkojnë fundin e regjimit të tij.

Lavrov tha se Rusia shpreson që të presë në takim edhe përfaqësuesit e rebelëve.
XS
SM
MD
LG