Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabetë arriti në Irlandë


Mbretëresha Elizabetë ateroi sot në Dablin, në një vizitë historike shtetërore në Irlandë.

Kjo është vizita e parë nga një monarke britanike në Irlandë që prej kohës kur ky shtet e ka fituar pavarësinë nga Londra, në vitin 1921.

Mbretëresha u prit nga presidentja irlandeze Meri MekEliz.

Pas atermit në bazën ushtarake në Baldonel, në periferi të Dablinit, mbretëresha u shfaq e veshur me ngjyrë të gjelbër- ngjyra kombëtare e Republikës së Irlandës.

Ndryshe, siguria do kontrollohet shumë ashpër për vizitën katërditore të Mbretëreshës, duke pasur mbi 8500 policë të angazhuar në mbrojtje të mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj, Princit Filip.

Nacionalistët disidentë kanë thënë se mbretëresha nuk është e mirëseardhur në tokën irlandeze ndërsa një kërcënim i koduar që u dërgua mbrëmë, nxiti një alarmim rreth çështjeve të sigurisë në Londër.
XS
SM
MD
LG