Ndërlidhjet

logo-print

Dell: S'mund të ketë dy sisteme të ndara ligjore


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell, ka thënë sot se në Kosovë ekziston një sistem i vetëm ligjor dhe s’mund të jenë dy të tilla, duke komentuar vështirësitë në funksionimin e gjykatave në veri të vendit.

“Të gjithë e dimë se ka një Kushtetutë, një sistem ligjor në Kosovë dhe nuk mund të ketë dy sisteme të ndara gjyqësore që funksionojnë në garë me njëri tjetrin”.

“Në fakt, Gjykata në veri nuk ka pushuar asnjëherë së funksionuari; EULEX-i është atje tani, duke shqyrtuar raste çdo ditë”, ka thënë ambasadori amerikan, duke nënvizuar se shqyrtimi i rasteve do të vazhdojë.

Këto komente zoti Dell i ka bërë gjatë qëndrimit të tij në Gjykatën e Komunale në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG