Ndërlidhjet

OBSH shkurton buxhetin, fajëson krizën globale, dollarin


Organizata Botërore e Shëndetësosë tha se do të ketë shkurtime prej një miliard dollarë në buxhetin e ardhshëm të saj, dhe kjo si pasojë e problemeve financiare në mesin e vendeve të pasura donatore dhe këmbimit të ulët të dollarit amerikan në treg.

Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Çan, tha se rënia në kontributet vullnetare të 30 shteteve kryesore është pjesë e problemit të agjencisë.

Por, pjesa tjetër, sipas asj është rënia e dollarit përballë frangës zvicerane, që tash kap vlerën prej 1.13 dollarë.

Agjencia me seli në Gjenevë, pritet të pezullojë nga puna rreth 300 punëtorë, apo 12 per qind të stafit lokal.
XS
SM
MD
LG