Ndërlidhjet

Lirohet gruaja e Mubarakut


Gruaja e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak është liruar pasi që i ka dorëzuar pasuritë e saj shtetit të Egjiptit.

Suzanë Mubarak është mbajtur nën akuzat për korrupsion në një spital në Sharm Al Sheik, së bashku me bashkëshortin e saj, i cili po ashtu po hetohet se ka urdhëruar të gjuhet mbi protestuesit që e kundërshtonin regjimin.

Ministria e Drejtësisë tha në një deklaratë se ka vendosur që ta lirojë atë, pasi ajo i dorëzoi shtetit 24 milionë funta egjiptiane, apo 4 milionë dollarë.

Ndërkohë, 83 vjeçari Mubarak, raportohet se do të dorëzojë pasurinë e tij dhe do t’i kërkojë falje popullit të Egjiptit në këmbim të amnistisë nga regjimi ushtarak, që erdhi në pushtet pas rrëzimit të tij më 11 shkurt.
XS
SM
MD
LG