Ndërlidhjet

Prokurorët me program të ri për Mitrovicën


Prokurorët e EULEX-it dhe ata të Kosovës nga rajoni i Mitrovicës diskutuan dhe u pajtuan për planet e reja që të punojnë së bashku përmes aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, thuhet në një komunikatë për media të EULEX-it.

Kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrisvijk, citohet të ketë thënë se programi i ri përfshin “spektrin e plotë të detyrave prokuroriale, siç është mbledhja e informatave, konfiskimet, masat alternative të paraburgimit dhe raporti polici-prokurori”.

Ai ka nënvizuar se për rajonin e Mitrovicës duhet të ketë përqendrim në mënyrë të fuqishme në rastet penale.

Ndërsa, edhe kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi ka pasur rekomandime për punën në rajonin e Mitrovicës.

“Për sa i përket rajonit të Mitrovicës, kur është fjala për fushën e pushtetit ekzekutiv, EULEX duhet kryesisht të punojë në ekipe të përziera. Puna në grup është mënyra më e mirë dhe më e suksesshme për të ndërtuar një sistem transparent dhe të pavarur të prokurorisë,”ka thënë Kabashi.
XS
SM
MD
LG