Ndërlidhjet

Protestë afgane kundër sulmit të NATO-s


Zyrtarët afganë kanë thënë se më shumë se një mijë persona kanë protestuar në një qytet verior kundër një sulmi të NATO-s të kryer gjatë natës, në të cilin sipas protestuesve u vranë katër civilë.

Protestuesit në Talokan, i bartën në qytet trupat e katër të vdekurve- dy gra dhe dy meshkuj.

NATO tha se forcat e saj vranë katër kryengritës- përfshirë dy gra, gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Talokan.

NATO thotë se gratë ishin të armatosura dhe ushtarët gjuajtën mbi to, pasi përpjekjeve të tyre për të shtënë mbi forcat.

Zyrtarët afganë kanë thënë se është herët të përcaktohet nëse të vdekurit ishin kryengritës apo civilë.
XS
SM
MD
LG