Ndërlidhjet

Gjeneral majori amerikan Timoti Orr viziton Kosoven


Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës viziton sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një komunikate për media të FSK-së, delegacionin e udhëheq gjeneralmajor Timothy Orr, të cilin do ta presë ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi si dhe komandanti i Komandës së Forcës Tokësore, gjeneralmajor Rrahman Rama.

Në komunikatë thuhet se gjenerali Orr, në vizitën e tij të parë, do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe për nder të tij, do të rreshtohet edhe togu i nderit i FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës, kohë më parë, ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajoves, të SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG