Ndërlidhjet

Al Kaida emëron lider të përkohshëm


Al Kaida raportohet se ka emëruar militantin e Egjiptit Saif al-Adel si lider të përkohshëm.

Grupi mbeti pa lider që kur themeluesi i tij, Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan, më 2 maj.

Ish koloneli i forcave speciale të Egjiptit, al-Adel, i njohur edhe si Muhamed Ibrahim Makaui, ka luftuar në Afganistan në vitet e ‘80-ta.

Më 2001 ai udhëtoi në Iran, ku rpaortohet se kaloi nëntë vjet në arrest shtëpiak, para se të udhëtonte në Pakistan në vitin e kaluar, për t’iu bashkuar operacioneve të Al Kaidës atje.

Al-Adel është paditur nga SHBA në dyshimet për rolin që kishte në sulmet e vitit 1998 mbi ambasadat amerikane në Afrikë.
XS
SM
MD
LG