Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: 10 të vdekur në protestën kundër sulmit të NATO-s


Të paktën 10 persona raportohet të jenë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur në një protestë të dhunshme kundër vrasjes së dy burrave dhe dy grave nga një sulm i NATO-s, i kryer gjatë natës në Afganistanin verior.

Banorët lokalë dhe policia thanë se katër të vdekurit ishin civilë, ndërsa NATO tha se ata ishin kryengritës dhe ishin përpjekur të shtijnë mbi forcat e saj.

Disa orë pas sulmit, më shumë se 1 500 njerëz që bartnin trupat e të vdekurve marshuan në Talokan, kryeqyteti rajonal i provincës së Takharit, ku u krye sulmi.

Protestuesit më vonë u përleshën me forcat e sigurisë dhe hodhën gurë mbi postblloqet e NATO-s.
XS
SM
MD
LG