Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Rama tenton të paralizojë KQZ-në


Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se “po bën përpjekje të paralizojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në tentim për të imponuar rezultatin paraprak si rezultat përfundimtar dhe që ai të mbetet jashtë procedurave normale të shqyrtimit dhe vlerësimit”.

Zoti Berisha ka konfirmuar se me rezultatin preliminar, zoti Rama qëndron për 10 vota para kandidatit demokrat, Lulzim Basha, në zgjedhjet bashkiake të 8 majit, por, sipas tij, janë ankesat ato që duhet shqyrtuar dhe votat që duhet numëruar.

Këto komente, zoti Berisha i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë shqiptare, në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e tij.

Deputetë të Partisë Socialiste dhe mbështetës të tyre po tentojnë të hyjnë në ndërtesën e Komisionti Qendror Zgjedhor, ku në mbledhjen e filluar tashmë, pritet të vendoset mbi fatin e atyre fletëve të votimit, të cilat gabimisht janë futur në kutitë jo të duhura.
XS
SM
MD
LG