Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev nuk tregon nëse do të garojë për president


Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se është shumë herët që të thuhet nëse do të garojë për një mandat të dytë në vitin 2012, por theksoi se së shpejti do ta bëjë të ditur vendimin e tij.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev bëri këto komente në konferencën më të madhe për shtyp që nga marrja e detyrës, për të cilën janë akredituar mbi 800 gazetarë.

Ai dhe kryeministri Vladimir Putin kanë thënë se njëri nga ta do të garojë për mandatin presidencial në marsin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG