Ndërlidhjet

Bramerc dorëzon raportin për Serbinë në KS


Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc e ka dërguar raportin e tij të rregullt gjashtëmujor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ki cili do të paraqitet më 6 qershor.

Kryeprokurori ka vlerësuar bashkëpunimin e Serbisë në kërkimin e të akuzuarve për krime lufte, Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq.

Këshilltari i Bramercit, Frederik Svinen ka refuzuar të flasë për përmbajtjen, derisa raporti të mos paraqitet në seancën e KS në Nju Jork.

Por, Svinen ka thënë se "mosarrestimi i të akuzuarve për krime lufte, është arsye për t'u shqetësuar“ dhe se Tribunali konsideron se është përgjegjësi e Serbisë që t'i arrestojë ata.
XS
SM
MD
LG