Ndërlidhjet

Mbrojtja raketore në Rumani, Kijevi kërkon shpjegime


Ministri i jashtëm i Ukrainës ka thënë se Kijevi po kërkon konsultime me Bukureshtin dhe Uashingtonin në lidhje me propozimin për vendosjen e interceptorëve të raketave në Rumani.

Kostantin Grishçenko tha se Bukureshti dhe Ukraina dëshirojnë të diskutojnë “të gjitha aspektet politike të kësaj cështjeje në një kontekst më të gjerë të sigurisë së Evropës”.

Ukraina ndan një kufi prej 650 kilometrash me Rumaninë. Bukureshti dhe Rumania mbajtën bisedime dy javë më herët për vendosjen e 24 interceptorëve të raketave në një ish bazë ajrore në Rumaninë jugore.

Marrëveshja zemëroi Moskën, e cila tha se do të kërkojë garanci ligjore se SHBA-të nuk e kanë ndërmend të vendosin sistem të mbrojtjes raketore, që do të kishte në shënjestër forcat e saj strategjike nukleare.

Presidenti Dimitrij Medvedev tërhoqi vërejtjen se vendimi i SHBA-së do të shtyjë Moskën, “që të ndërmarrë masa hakmarrëse- diçka që nuk do të dëshironim ta bënim”.
XS
SM
MD
LG