Ndërlidhjet

logo-print

BE: Të shpallen sa më shpejt rezultatet për Tiranën


Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë që të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

“BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike, individëve, institucioneve shtetërore, e në veçanti Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të vazhdojnë me atmosferën konstruktive, e cila ka mbizotëruar në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle.

Thirrjet e bllokut evropian vijnë në kohën kur në Tiranë kanë shpërthyer tensionet, për shkak të mosshpalljes së rezultatit për bashkinë e kryeqytetit.

Fyle ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatet “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
XS
SM
MD
LG