Ndërlidhjet

Kosova themelon Ministrinë e Diasporës


Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Ministrisë së Diasporës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky institucion do të jetë "adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e atdhetarëve në diasporë, si dhe për forcimin e lidhjes së tyre me vendlindjen".

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, pos tjerash, është miratuar edhe Platforma Vjetore e Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë, si dhe Projektligji për Personat e Zhdukur.
XS
SM
MD
LG