Ndërlidhjet

Dollari vazhdon të rritet


Dollari amerikan vazhdon të rritet kundruall valutave kryesore financiare, pas shqetësimeve të ngritura për krizën buxhetore, në të cilën janë përfshirë disa vende evropiane.

Disa ministra financiarë evropianë kanë tërhequr vërejtjen se Greqia mund të ketë nevojë për ndihmë shtesë financiare, e cila vitin e kaluar ka pranuar një pako ndihme nga Bashkimi Evropian.

Kundruall dollarit, euroja ka rënë në 1.4214 të mërkurën, nga 1.4229 sa ishte të martën.
XS
SM
MD
LG