Ndërlidhjet

Kazakistani i bashkohet NATO-s në Afganistan


Kazakistani, vend me shumicë myslimane, do të bëhet shteti i parë i Azisë Qendrore që dërgon trupa në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan.

Parlamenti kazak miratoi ligjin që parasheh mision gjashtëmujor për ushtarët, por nuk saktësoi numrin e tyre e as kohën e nisjes së kontingjentit të parë.

Kazakistani mban lidhje të afërta me fqinjët e tij, Rusinë e Kinën, dhe gjithashtu tërheq një numër të madh të investimeve nga Perëndimi.

Shteti me sipërfaqe pesë herë më të madhe se Franca ka siguruar korridore nga ajri dhe toka për furnizimin e trupave perëndimore në Afganistan.
XS
SM
MD
LG