Ndërlidhjet

Afganistan, 13 viktima nga sulmi vetëvrasës


Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në Xhalalabad të Afganistanit.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivët pranë një furgoni të policisë. Në mesin e viktimave ka zyrtarë policorë dhe civilë.

Në fillim të këtij muaji, kryengritësit talibanë kanë paralajmëruar rritje të ndjeshme të dhunës.
XS
SM
MD
LG