Ndërlidhjet

logo-print

Vdes një i burgosur në Guantanamo, dyshohet vetvrasje


Ushtria amerikane ka thënë se një i burgosur afgan në qendrën e burgimit të Guantanamos është gjetur i vdekur, pasi duket se ka bërë vetvrasje.

I burgosuri, i identifikuar si Inajatullah, është gjetur nga rojet në një nga kopshtet rekreative, gjatë kontrollimeve rutinore, në objektin ku mbahen të mbyllur.

Inajatullah, është i burgosuri i tetë që ka vdekur në Guantanamo prej kohës kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të dërgojnë të dyshuarit si terroristë në bazën detare në Kubë, në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG