Ndërlidhjet

Grevë urie e nënave të alpinistëve amerikan, të burgosur në Iran


Nënat e dy alpinistëve amerikanë që po mbahen në burg për spiunim në Iran njoftuan se e kanë filluar një grevë urie. Javën e kaluar, autoritetet e Iranit e kanë shtyrë procesin ndaj Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal, pa ndonjë sqarim.

Nëna e Bauerit, Sindi Hekej, nga Minestoa, i ka thënë Asoshiejtëd Pres se ajo dhe nëna e alipinistit tjetër, besojnë se fëmijët e tyre janë duke agjëruar. Për këtë arsye, edhe nënat e tyre kanë vendosur të agjërojnë gjithashtu, në shenjë solidariteti.
XS
SM
MD
LG