Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e përjashton një diplomat izraelit


Izraeli ka njoftuar se Rusia e ka përjashtuar një atashe ushtarak nga ambasada e Izraelit në Moskë me akuzën për spiunim. Ministri i mbrojtjes së Izraelit ka thënë se akuzat janë “pabaza”. Televizioni shtetëror i Izraelit, kanali i parë, ka raportuar se i dyshuari “është vërtetuar se është i pafajshëm në të gjitha dyshimet” pas hetimeve të kryera në Izrael nga shefat e ushtrisë dhe agjencia e sigurisë, Shin Bet.

Raporti i televizionit izraelit gjithashtu ka thënë se Rusia e ka liruar personin e akuzuar pa kurrfarë padie për shkak të imunitetit të tij diplomatik.
XS
SM
MD
LG