Ndërlidhjet

Barroso e File e anulojnë vizitën në Tiranë


Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, dhe Komisioneri për Zgjerim, Stefan File, e kanë anuluar vizitën e tyre në Shqipëri, e cila ishte e planifikuar gjatë turit të tyre dy ditor ballkanik.

Të dy zyrtarët e lartë të BE-së do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë, ndërsa ishte e planifikuar edhe një vizitë në Tiranë, mirëpo vizita e fundit është anuluar për shkak të situatës politike atje.

Duke e komentuar anulimin e kësaj vizite, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Pia Hansen, e ka sqaruar vendimin në këtë mënyrë:

"Në këndëvështrimin tonë, do të ishte e vështirë që të përmbushim objektivin e udhëtimit, për të diskutuar për perspektiven evropiane të Shqipërisë dhe si të ecet tutje në rrugën evropiane të keti vendi në të gjitha dimensionet”, vlerësojë Zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, të mbajtura më tetë maj, janë njollosur nga dhuna, ndërsa opozita këtë javë ka bërë thirrje për protesta popullore për shkak të votave të kontestuara për bashkinë e Tiranës.
XS
SM
MD
LG