Ndërlidhjet

Merkel: Shtraus Kanin ta zëvendësojë një evropian


Kancelarja gjermane, Angela Merkes, ka thënë sot se ajo beson që një evropian duhet ta zëvendësojë, Dominik Shtraus Kanin, në pozitën e udhëheqësit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shtraus Kan, i cili po mbahet në një burg nju jorkez, me akuzën se e ka sulmuar seksualisht një shërbyese hoteli, ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë.

Përmes një deklarate, ai sërish i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij duke thënë se ai po jep dorëheqje, me qëllim që të gjithë energjinë ta shfrytëzojë për të verifikuar pafajësinë e tij.

Merkel ka thënë se një vendim i shpejtë duhet bërë për pozitën e shefit të FMN-së.

Pozita e Drejtorit Menaxhues të FMN-së është mbajtur gjithmonë nga një evropian, që prej krijimit të saj, pas Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG