Ndërlidhjet

Jeremiq: Bosnja e Kosova, dy çështjet e pazgjidhura të Ballkanit


Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë sot në Athinë, se Bosnja Hercegovina dhe Kosova, janë dy çështjet e pazgjidhura të rajonit. Sipas Jeremiqit, megjithë sfidat me të cilat përballet stabiliteti në Balkanin Perëndimor, do të sigurohet një rrugë për kompletimin e konsolidimit të procesit demokratik.

Në konferencën ndërkombëtare të revistës “The Economist”, Jeremiq, ka thënë se tani është koha e duhur që përfaqësuesit legjitim të Bosnjes të marrin përgjegjësitë për udhëheqjen e vendit ndërsa ka thënë se zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje duhet të mbyllet, njejtë siç duhet të hiqen fuqitë e tij të marra në Bon të Gjermanisë.

Duke folur për Kosovën, Jeremiq, ka përsëritur se “Serbia nuk do ta njoh, e as që do ta pranojë ndonjëherë, përpjekjen për ndarjen e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG