Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj në Uashington


Ministria e Jashtme e Kosovës, njofton përmes një komunikate, se kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe Euroaziatike, Filp Gordon.

Përpos temave të tjera, të dy zyrtarët në këtë takim në Uashington kanë diskutuar edhe për gjëndjen në veri të Kosovës si dhe “mundësitë e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.

Filip Gordon, sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ka rikonfirmuar “marrëdhëniet speciale që kanë SHBA-të me Kosovën dhe popullin e saj”.

Gjatë këtij takimi, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, ka përshëndetur dialogun Kosovë Serbi, dialog ky “që do t’iu ofrojë të dy vendeve perspektivë evropiane”.

Ministri Hoxhaj, ka pasur takim edhe në Pentagon, më sakt me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare, Xhozef Mekmillan.

Këtij të fundit, Enver Hoxhaj, i ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është në gjendje që të marrë pjesë në shumë misione ushtarake në botë, ndërsa ka kërkuar prej Mekmillan përkrahjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në “Partneritetin për Paqe”.

Kjo përkrahje e kërkuar është premtuar nga ana e Xhozef Mekmillan, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG